Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të mërkurë seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” përpara dy ndeshjeve miqësore të muajit mars, ndaj Kilit që luhet më datë 22 në Parma të Italisë dhe ndaj Suedisë më datën 25 në Stokholm.
Kjo është seanca e dytë stërvitore për këtë të mërkurë, pasi paraditen e sotme skuadra ka zhvilluar një tjetër seancë, por ajo ka qenë me dyer të mbyllura.
Me përjashtim të sulmuesin Myrto Uzuni që po stërvitet në mënyrë të diferencuar, trajneri Sylvinho kishte grupin e plotë në këtë seancë stërvitore.
Sylvinho pati mundësinë të ndjekë nga afër të gjithë futbollistët e grumbulluar, për të krijuar një ide më të plotë për formën e tyre para dy miqësoreve.
Të enjten paradite “kuqezinjtë” do të fluturojnë drejt Italisë, ku do të qëndrojnë deri pas ndeshjes me Kilin, e cila do të startojë në orën 20:45 të së premtes në stadiumin “Ennio Tardini”./ss
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos