Google ADS

Shqipëria humb mesfushorin para ndeshjes me Çekinë

18:12 | 6 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë pa Qazim Laçin në ndeshjen me Çekinë.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan Arbresh.info.

“Departamentin i Komunikimit në FSHF bën me dije se vetëm mesfushori Qazim Laçi nuk ka udhëtuar me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale”, thuhet në njoftim.

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Pragës në kuadër të ndeshjes së radhës kundër Republikës Çeke që luhet më datë 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena”.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në kryeqytetin çek e duke u akomoduar menjëherë në hotel.

Kombëtarja do të zhvillojë seancë zyrtare stërvitore në ora 18:0o në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme