Shqipëria është gati! Christian Panucci ka në dispozicion grupin e plotë dhe pritet të hedhë në fushë një Shqipëri sulmuese kundër Norvegjisë në “Elbasan Arena”.
Moduli është ai i paralajmëruar 4-3-3, por për sa i përket emrave priten ndryshime në krahasim me formacionin e provuar pak ditë më parë në ndeshjen e kontrollit.
Edhe pse trajneri u kujdes që ta zhvillojë taktikën larg syve kureshtarë, Arlind Ajeti mori në seancën e fundit, jelekun e blertë, çka do të thotë se mbrojtësi i Crotones ka parakaluar Gjimshitin në garën për një vend përkrah Mavrajt në qendër të mbrojtjes.
Hysaj i blinduar në të djathtë, ndërkohë që krahu tjetër rikthen balotazhin mes Naser Alijit dhe Lenjanit, me 24 vjeçarin nga Kumanova që u preferua në seancën e fundit.
Konfirmohet Ramadani në qendër të mesfushës, një test i rëndësishëm ky për ish futbollistin e Partizanit në një debutim prej titullari në Kombëtare, ndërkohë që përkrah tij siç edhe ishte paralajmëruar do të jenë Taulant Xhaka dhe Kamer Qaka, raporton SS. Risi në tredhëmbëshin e sulmit, më saktësi për vendin e qendërsulmuesit, me Armando Sadikun autor i një dygolëshi në testin e fundit me Turqinë, që pritet të lërë në stol të paktën nga fillimi Bekim Balajn apo Sokol Cikalleshin.
Ndërkohë, krahët nuk ndryshojnë, pritet të luajnë Eros Grezda dhe Odise Roshi, ky i fundit o të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Kurse për portën këtë herë është zgjedhur Strakosha dhe jo Berisha.
Është kjo Shqipëria që pritet të zbresë në fushën e “Elbasan Arena”, në sulm për të konfirmuar progresin drejt objektivave të rëndësishëm, Nations League dhe eliminatoret e “Euro 2020”. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...