Ekipi kombëtar U21 i Kosovës ka bërë një hap prapa në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të vitit 2021, pas humbjes 2:1 kundër kombëtares motër U21 të Shqipërisë.
Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës humbjen e dytë radhazi në Grupin 3 kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën në Elbasan, raporton Gazeta Express.
Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe katër prapa lideres, Austrisë.
Kosova po vinte nga një humbje kundër Anglisë dhe e nisi plogësht takimin ndaj Shqipërisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kuqezinjtë ishin skuadër më e mirë në në fushë duke krijuar më shumë dhe duke qenë më kërkues.
Dyzet e pesë minutat e dytë dhuruan më shumë, me vendasit që krijuan një epërsi të dyfishtë brenda pesë minutave, e cila ua preku këmbët vizitorëve nga Kosova.
Muçolli asistoi për Tafën në minutën e 76-të, para e të shënonte vetë në minutën e 81-të.
Sulmuesi i Ballkanit, Blendi Baftiu, i ardhur nga stoli dhjetë minuta para fundit, shënoi në minutën e fundit, një gol që ishte shumë i vonshëm për të ndihmuar në shmangien e humbjes.
Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...