Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave në futboll ka arritur një fitore të madhe në minutën shtesë të ndeshjes kundër Greqisë.
Vashat shqiptare ishin me një lojtare më shumë në fushë pasi Gkatsou u përjashtua me të kuq në minutën e 49-të pas një ndërhyrje në zonën e rrezikshme, me gjyqtaren që akordoi penalltive në favor të “kuqezinjeve”.
Nga rrethi i bardhë dështoi Fortuna Velaj, por e njejta përmirësoi gabimin në minutën e 90-të pasi shënoi për epilogun final takimit, Shqipëri 2:1 Greqi.
Vendeset fillimisht kishin kaluar në epërsi përmes Docit në minutën e 16-të, por greket barazuan përmes Natit vetëm dy minuta më vonë, dhe goli në minutën e fundit ishte padyshim fantastik për vashat shqiptare që siguruan fitoren e dytë në kuadër të eleminatoreve për Kampionatin Botëror.
Shqipëria me këtë fitore kualifikohet tutje.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...