Shqipëria do ta sigurojë promovimin në Ligën B – nivelin e dytë të futbollit në Ligën e Kombeve – nëse e mposht Bjellorusinë sot në Tiranë në ndeshjen e fundit të grupit.
Nuk ka 2 pa 3 u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Bjellorusisë, si për të vënë në dukje se objektivi i vetëm i kuqezinjve, në sfidën e sotme ndaj Bjellorusisë në Air Albania është vetëm fitorja, një sukses që do t’i garantonte kombëtares jo vetëm vendin e parë në grupin 4 të Ligës C por edhe ngjitjen në Ligën B të edicionit të ardhshëm të Nations League.
2 muaj më parë kuqezinjtë triumfuan 0-2 brenda në Bjellorusi me golat e Cikalleshit dhe Bares, por në 4 ndeshjet e radhës bjellorusët kanë grumbulluar 10 pikë, kundrejt vetëm 5 pikëve të Shqipërisë dhe sot opsioni i vetëm për djemtë e Rejas është fitorja.
Para kësaj sfide kuqezinjtë morën lajmin e hidhur se Elseid Hysaj rezultoi pozitiv me koronavirus dhe do t’u shtohet mungesave të tjera që ka kombëtarja siç janë Strakosha, Kumbulla, Sadiku, Broja, apo edhe Abrashi i skualifikuar.
Në mesfushë në vend të mesfushorit të Freiburg i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Reja pritet të aktivizojë Qazim Laçin, ndërsa po në këtë repart pritet të bëjë edhe disa ndryshime të tjera krahasuar me sfidën ndaj Kazakistanit, me Gjasulën që nëse do të jetë në formën optimale do të zbresë që nga minuta e parë në fushë.
Në sulm do ta nisë që nga minuta e parë sërish dyshja Cikalleshi-Manaj, pasi të du treguan formë të mirë ndaj Kazakistanit, duke gjetur rrugën e rrjetës. Misioni për të marrë tre pikët nuk do të jetë i lehtë për Shqipërinë por as i pamundur./SS/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...