Shqipëria duket drejt përpjekjeve të fundit për të zyrtarizuar edhe kundërshtarin e dytë, me të cilët do të përballët në miqësoret e muajit maj, e me të gjitha gjasat përballë do të jetë Kosova.
Pas ndeshjes miqësore të humbur ndaj Norvegjisë, në “Elbasan Arena”, trajneri italian Christian Panucci kishte njoftuar se kuqezinjtë do të zhvillonin një tjetër minifazë përgatitore në Zvicër, e përveç kësaj bëri të ditur se kishin gjetur një kundërshtar, që më pas u mësua të ishte Ukraina e Andriy Shevchenkos, ndërsa po punohej për rivalin tjetër.
Tashmë mësohet se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka ngarkuar njerëzit përgjegjës në Federatë me mbylljen e përgatitjeve, në mënyrë që në Zvicër, më 29 maj, Shqipëria të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj pjesës tjetër të kombit shqiptar, Kosovës./Top Channel/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...