Shqipëri – Norvegji, rezultat turpërues

17:10 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Shqipëria U 19 mendonte të kalonte më tej, por për këtë duhej një fitore me tre gola ndaj Norvegjisë, gjë që nuk ndodhi.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen, pasi realizuan që në minutën e 14-t me anë të Burbës, por festa nuk zgjati shumë. Miqtë me anë të Haland shënuan fillimisht golin e barazimit tre minuta më pas, ndërsa në minutën e 27- realizoi golin e dytë.

Seria e golave për Norvegjinë  nuk ndalet, pasi Markoviç dhe Borhgrevnik realizuan edhe dy herë të tjera dhe pjesa e parë u mbyll 1-4.

Në fragmentin e dytë të lojës, Ostigard realizoi golin e pestë në minutën e 68-të dhe vetëm katër minuta më vonë Markoviç për miqtë shënoi golin e radhës.

Pedersen në minutën e 78-të realizoi golin e fundit të takimit dhe Shqipëria e mbylli me një humbje turpëruese në shtëpi me rezultatin 1-7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme