Pritjes për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” po i vjen fundi, madje ka dhe një datë zyrtare dhe një takim të përcaktuar për t’u luajtur në impiantin më të ri në vend.
Në 11 qershor, Shqipëri – Moldavi, takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Evropianit 2020”, do të luhet në stadiumin që të gjithë presim.
SuperSport ka mundur të mësojë nga burime pranë Federatës se institucioni qeverisës i futbollit shqiptar i është përgjigjur duke i dhënë emrin e stadiumit të ri, kërkesës së UEFA-s, që kërkon paraprakisht vendin e zhvillimit të ndeshjeve të eliminatoreve për të programuar gjithçka në avancë.
Lajmi gjen konfirmim edhe nëse i hedh një sy faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares dhe pikërisht për ndeshjen Shqipëri – Moldavi, lexohet “Sheshi Italia”, Tiranë.
Në këtë mënyrë, mund të jepet e sigurt se maksimumi në muajin qershor “Arena Kombëtare” do të jetë përfunduar dhe funksional, gati për të mik pritur evente futbollistike.
Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, kjo do të thotë se me shumë mundësi është gjetur edhe një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Financave për çështjen e rimbursimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar sa i përket pjesës së investimit nga Federata në lidhje me stadiumin, një ngërç që kërcënonte të mbante peng përfundimin e punimeve në “Arena Kombëtare”./Supersport/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...