Kosova dhe Shqipëria takohen sonte në ndeshje miqësore.
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, mësohet se janë shitur deri tani 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje.
“Vëllazërorja” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër.
Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime në përballjen miqësore me Kosovën.
Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panucci do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.
Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë. Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin, transmeton “Top Channel”.
Sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi. Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të ketë kështu mundësinë të lërë përshtypje pozitive te stafi teknik, përballë një kundërshtari me nivel të ulët.
Nëse do të bindë, sulmuesi më i ri i Oostendes mund të vlerësohet me një tjetër fanellë titullari, në miqësoren e dytë ndaj Ukrainës.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?