Google ADS

Shqipëri – Itali, cilin himn do ta këndojë Christian Panucci?

21:57 | 7 Tetor 2017
Arbresh Info

Christian Panucci ka folur për mediat italiane para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka pranuar se do të jetë një ndjenjë e jashtëzakonshme për të luajtur kundër vendit të tij, por shton se do të jetë profesional dhe do të mbrojë detyrën e tij deri në vdekje, shkruan portali arbresh.info.

Panucci është pyetur nga ‘Mediaset Premium’ se a do të këndojë himnin italian dhe përgjigjja e tij ishte mjaftë interesante.

“Nuk do të këndojë himnin italian sepse të them të drejtën nuk e kam kënduar as kur ishte si një lojtar. Preferoj të mbajë atë moment brenda vetës, gjithmonë me respekt, duke dëgjuar dhe ndjerë këto emocione me vetën”, tha Panucci.

“Do ta bëjë të njëjtën gjë edhe të hënën”

Shqipëria është mposhtur 3 me 0 në ndeshjen e zhvilluar kundër Spanjës mbrëmjen e së premtes para takimit të fundit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Shkodër kundër Italisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme