Biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1në Ligën e Kombeve janë shitur të gjitha.
Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të kombëtares kuqezi.
“Interesimi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë i lartë dhe Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët e Kombëtares që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit Shqiptare sipas këtij njoftimi, falënderon edhe të gjithë ata tifozë të cilët nuk mundën të pajiseshin me bileta për këtë ndeshje dhe i fton të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren shqiptare.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...