Google ADS

Shqipëri – Bosnje, shpallet lista

14:01 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Edhe pse trajneri i Bosnjë-Hercegovinës, Mehmed Bazhdareviç, nuk ka publikuar zyrtarisht listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e marsit.

Mediat boshnjake kanë siguruar 25 emrat e zgjedhur nga tekniku për sfidën ndaj Gjibraltarit për Botërorin 2018, si dhe miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Tekniku nuk ka kursyer yjet e skuadrës së tij, edhe pse kishte deklaruar më parë se do të bënte sa më shumë eksperimente në këto ndeshje.

Ndaj në listën prej 25 emrash janë përfshirë shumë të njohur si Pjaniç, Luliç apo Xheko të cilët do të udhëtojnë drejt Elbasanit për t’u përballur me kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi më 28 mars.

Lista e Bosnje-Hercegovinës

Portierë: Asmir Begoviç (Çelsi), Ibrahim Shehiç (Karabak), Kenan Piriç (Zrinjski).

Mbrojtës: Ervin Zukanoviç (Atalanta), Marin Aniçiç (Astana), Sead Kolashinac (Shalke), Ognjen Vranjesh (AEK),  Edin Cocaliç (Meshelen), Toni Shunjiç (Palermo), Ermin Biçakçiç (Hofenhajm), Avdija Vrshajeviç (Osmanlispor).

Mesfushorë: Miralem Pjaniç (Juventus), Senad Luliç (Lacio), Mato Jajalo (Palermo), Gojko Cimirot (PAOK),  Edin Vishça (Bashakshehir), Amer Gojak (Dinamo Zagreb), Danijel Miliçeviç (Gent), Rade Kruniç (Empoli), Sanjin Prciç (Ren).

Sulmues: Edin Xheko (Roma), Vedad Ibisheviç (Herta Berlin), Milan Gjuriç (Bristol), Riad Bajiç (Koniaspor), Armin Hoxhiç (Dinamo Zagreb).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme