Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra mori fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2019, pas një ndeshjeje të luftuar ndaj Bjellorusisë që u mbyll 1-0.
Seleksioni i vajzave kuqezi të trajnerit Armir Grima, dominoi ndaj rivaleve dhe goditi shtyllën dhe traversën, por arriti të shënojë golin e vetëm 3 minuta nga fundi.
Në zhvillimet e një goditjeje këndi, Luçie Gjini finalizoi në portën e bjelloruseve, pas një rrëmuje në zonë. Me këtë fitore, Shqipëria e femrave shkon në kuotën e 4 pikëve në grupin e 2, gjithsesi pa shanse kualifikimi pasi është shumë larg kreut që sjell një biletë direkte.
Aktualisht vajzat kuqezi kanë zhvilluar 7 ndeshje në eliminatoret e Kampionatit Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...