Shqipëri – Azerbajxhan, mbyllet ndeshja

19:00 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Një gol i futbollistit Pusi për përfaqësuesen kombëtare U-20 ka bërë që Shqipëria të fitojë ndeshjen e parë në Antalia me përfaqësuesen azere, me rezultatin 1-0 shkruan FSHF.

Skuadra nën drejtimin e Alban Bushit arriti të administrojë të gjithë lojën teksa gjen edhe avantazhin. Ky sukses në këtë miqësore për këtë formacion vjen edhe si produkt i lojtarëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Përballë Shqipërisë aktivizohej kombëtarja e Azerbajxhanit me lojtarë të një moshe më të madhe. Trajneri Alban Bushi që drejton edhe këtë kombëtare (U-20) i gjeti hapësirë aktivizimi të gjithë lojtarëve gjatë pjesës së dytë.

Ndeshja gjatë gjithë kohës evidentoi dëshirën e madhe të formacionit kuqezi për ta fituar takimin dhe në minutën e 55-të erdhi goli me anë të lojtarit Belajdi Pusi. Në këtë ndeshje Bushi provoi shumë lojtarë të rinj në një kohë që realizuan një performancë shumë të mirë.

Veçohet edhe Arbnor Mucolli i datëlindjes 1999 i cili së bashku me disa elementë të tjerë janë një perspektivë shumë e madhe për kombëtaren U-21 dhe më tej akoma kombëtaren A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme