Gjendja pandemike në vendin tonë është duke u rënduar. Në ditët e fundit numri të infektuarve është rritur dukshëm po thuajse në të gjitha qytetet. Një ndër qytetet më të prekura me “Covid-19” është Vushtrria dhe e kuptueshme që të rrezikuar janë edhe futbollistët e klubit të Vushtrrisë, që bën gara në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.
Presidenti i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi në një prononcim për gazetën është shprehur tejet i shqetësuar me gjendjen aktuale, duke deklaruar se dy futbollistë të klubit janë me simptoma të “Covid-19”, madje njëri është në gjendje të rëndë.
“Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, që të dyve ua janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të merr masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”.
Sipas Kajtazit, simptomat e tyre janë temperaturë dhe lodhje. Pas ndeshjes me Flamurtarin, njëri prej tyre në dhomat e zhveshjes ka shqetësuar gjithë skuadrën pasi gjendja e tij ishte e rëndë.
Vushtrria në xhiron e 28-të ishte nikoqire e KF Flamurtarit në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras 2:2.
Ish kampioni i Kosovës ndeshjen e parafundit e ka zhvilluar në Therandë, si mysafire e KF Ballkanit, ndeshje të cilën e humbi me rezultat 3:1.
Vushtrria tashmë edhe matematikisht është përshëndetur nga elita e futbollit tonë, pasi renditet në pozitën e 11 me 17 pikë të grumbulluara pas 28 xhiro.
Në fillim të këtij muaji (korrik) në qytetin e Vushtrrisë janë shfaqur 39 raste me “Covid-19”.
Kampionati i Kosovës në futboll rinisi më 7 qershor pas një pauze dy mujore për shkak të pandemisë. Futbolli u rikthye pas planit që FFK-ja e përpiloi duke i udhëzuar të gjitha klubet se si të veprojnë gjatë kësaj periudhe, një ndër masat është që ndeshjet të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe në ndeshje të jenë vetëm zyrtarët e klubeve, gazetarët dhe zyrtarët e FFK-së.
Megjithatë, FFK-ja është në “gjumë” pasi masat e vendosura nuk po respektohen nga klubet.
Në ndeshjet e fundit shihet prezenca e publikut në shkallët e stadiumeve por që delegatët e ndeshjeve nuk interesohet dhe në sytë e tyre janë të gjithë “zyrtarë të klubeve”.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...