Paraqitja e Lamine Yamal ndaj Atletico Madridit vikendin e ardhshëm është vënë në dyshim.
Humbja e Barcelonës me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Leganesit i dha një goditje misionit të tyre për titull, pasi tashmë vetëm një pikë i ndan ata nga Atletico Madridi dhe Real Madridi që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kjo rënie në formë do të thotë se blaugranasit kanë fituar vetëm një nga gjashtë takimet e tyre të fundit në ligë dhe ndeshja e tyre ndaj Atletico Madridit më 21 dhjetor ka rëndësi të madhe.
Yamal vendosi që të qëndrojë në fushë ndaj Leganesit, pasi pësoi një goditje në kyçin e këmbës, por ky rrezik që ndërmori nuk pati iu shpërblye.
Ai u zëvendësua pas 75 minutave lojë teksa ka shqetësime të mëdha se a do të jetë ai në gjendje të rikuperohet për ndeshjen e fundit të Barçës për vitin 2024.
Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, Yamal do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore në 24 orët e ardhshme për të ditur më shumë rreth lëndimit, por shenjat e para janë shqetësuese.
Ai raportohet se ka pësuar një ndrydhje, por edhe një ndrydhje sa do e vogël do ta lë pak kohë jashtë fushave dhe potencialisht të prek edhe vitin 2025./Telegrafi/
Kryeministri Kurti shprehet i gatshëm t’i presë prokurorët n...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për organizi...
“Kanë hy me bë gjëra kundër nesh”, Driloni dhe Xheneta disku...
‘Po dal prej shtëpisë unë’, Driloni përshëndetet me Xuxin
Rama mban mbledhje online me drejtuesit politikë të qarqeve,...
Ukraina raporton humbje të trupave të Koresë së Veriut në fr...