Në kokat e shqiptarëve ende mbretëron memoria e freskët kur Kosova i nisi eliminatoret për kampionatin botëror “Rusia 2018”. Ishin eliminatoret e para në histori të një vendi, që shumë popuj nuk e dinin se as nga vinim.
Entuziazmi kishte prekur kulmin. I madh e i vogël u ngritën në këmbë për ta mbështetur Kosovën. Askush nuk e kishte menduar që pas 10 ndeshjeve të zhvilluara zhgënjimi do të ishte aq i madh.
Kosova i mbylli ato eliminatore me vetëm një pikë dhe sikur entuziazmi ra nën zero, por jo edhe për t’u shuar. Ishte viti 2019 ai që ndezi elanin te Kosova, kur djelmoshat tanë në eliminatoret për “Evropianin 2020”, nga një pikë sa pati atëherë, grumbulluan plot 11 sosh, duke lënë prapa vetes kombëtaret si Bullgaria e Mali i Zi, derisa sfidoi maksimalisht gjigantet si Çekia dhe Anglia.
Kjo edhe ka bërë që viti 2020 të cilësohet si viti i ëndrrës së madhe. Gazeta “Zëri” për një ditë ka qenë afër Përfaqësueses së Kosovës, e cila tashmë e ka ndarë mendjen dhe vitin 2020 e cilëson si “Vit i Kualifikimit”.
Ish-futbollisti i mirënjohur, tash trajner te Kosova, Muharrem Sahiti, ka zbuluar atmosferën dhe dëshirën e madhe që mbretëron te lojtarët dhe te shtabi teknik për ta bërë vitin 2020 vit historik për Kosovën.
Ai e ka të qartë se njerëzit tashmë të gjitha shpresat i kanë tek ekipi i Kosovës, kështu që lojtarët do të japin gjithçka që kjo të bëhet realitet.
“Fillimisht duhet të jemi të lumtur që kemi arritur ta mbajmë ëndrrën akoma gjallë dhe këtë falë djemve të mrekullueshëm që kemi në ekip”, ka thënë Sahiti për gazetën “Zëri”, duke besuar fuqishëm se ky vit do të jetë viti i Kosovës.
“Unë besoj dhe garantoj që këta djem do të japin gjithçka nga vetja për të realizuar ëndrrën. Shpresoj të na kthehen edhe lojtarët e lënduar dhe të jemi komplet për ëndrrën 2020”, ka përfunduar Sahiti. I bindur që popullin e Kosovës do ta bëjnë të lumtur në këtë vit është edhe futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2019, Vedat Muriqi.
Ai ka thënë se kualifikimi në Evropian do të ishte diçka madhështore dhe të gjithë ia dinë vlerën kësaj. “Kualifikimi në Evropian është ëndërr e çdo shqiptari dhe ne lutemi ta plotësojmë këtë ëndërr të popullit tonë”, ka thënë Muriqi.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...