La Republica ka shkruar se Interi është pajtuar me Real Madridin që ta shtyjë pagesën e parë për Achraf Hakimit për tre muaj.
Zikaltërit kanë nënshkruar mbrojtësit e krahut për 40 milionë euro që të paguhen me disa pjesë për 10 milionë euro.
Pjesa e parë pritej që të paguhej në dhjetor, por raportet në Spanjë kanë theksuar se paratë nuk kanë shkuar në kohë në llogari të klubit madrilen.
Megjithatë, La Repubblica ka publikuar një kopje të marrëveshjes se Real Madridit me Interin para pak jave, e cila i lejon ata që ta shtynë pagesën prej 10 milionë euro nga dhjetori 2020 deri në fund të marsit 2021.
Inter kanë probleme serioze financiare për momentin për shkak të pandemisë dhe blloku financiar kinez është duke kërkuar që të shet aksione te klubit tek kompanitë e tjera investive.
Ata po ashtu janë duke negociuar shtyrjen e pagave për futbollistët e tyre në mënyrë që të gjejnë likuiditet financiar.
Suning për momentin janë duke biseduar me fondin e investimeve me BC Partners për të shitur 40 për qind të aksioneve të klubit. /GazetaExpress/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...