Google ADS

“Shpirti yt u prehtë në paqe legjenda jonë” – Xhaka pas vdekjes së Fadil Vokrrit

13:03 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Granit Xhaka i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Vokrri pas vdekjes së tij të papritur.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) pas një sulmi të papritur në zemër, shkruan portali arbresh.info.

Ylli kosovar i Arsenalit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së legjendës kosovare përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Ngushëllime familjes Vokrri, shpirti yt u prehtë në paqe legjenda jonë”, ka shkruar reprezentuesi i Zvicrës.

25-vjeçari i ka bashkëngjitur postimit të tij dy foto gjatë takimeve me Vokrrin./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BjzOq-FFZez/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme