Shpijuni në Real Madrid njofton Leo Messin se Cristiano Ronaldo po largohet

17:59 | 8 Shkurt 2018
Arbresh Info

Lionel Messit i është thënë nga ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho, që Cristiano Ronaldo do të largohet verës nga Real Madridi.

Thuhet se mesfushori, i cili u largua nga Liverpooli për transferim në Camp Nou gjatë muajit janar për 160 milionë euro, është informuar për këtë nga bashkëlojtari i tij në Brazil – Marcelo, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja janë shokë shumë të afërt që nga koha e tyre te skuadra kombëtare e Brazilit dhe mbrojtësi i krahut të majtë raportohet se ka informuar Philippe Coutinhon për atë që është duke u përfolur në Bernabeu. Të gjithë këtë e raporton gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, e cila thotë se Marcelo është i bindur që Ronaldo do të largohet. Por, superylli nuk do të jetë largimi i vetëm nga kampioni në fuqi i Spanjës dhe Evropës.

Real Madridi raportohet se do të përballet me një mini eksod gjatë verës pas një sezoni të trazuar. ‘Los Blancos’ siguruan Ligën e Kampionëve dhe trofeun e La Ligas sezonin e kaluar, por ata kanë pasur probleme të shumta këtë sezon derisa vazhdojnë qëndrimin 19 pikë prapa Barcelonës.

Cristiano Ronaldo është e qartë se nuk e ka pasur aspak të lehtë këtë, transmeton portali arbresh.info.

Atij i ishte ndalur pjesëmarrja në javët e para për shkak të suspendimit dhe më pas kishte pasur probleme me formë dhe gjendje fizike.

Njëri nga destinacionet e mundshme të tij besohet të jetë MLS.

David Beckham njoftoi javën e kaluar se ka fituar ekskluzivitetin për krijimin e një klubi në Miami në kuadër të ligës MLS. Plani është themelimi i skuadrës të bëhet në vitin 2020, ndërkohë që stadiumi pritet të krijohet pas një viti.

Ronaldo ka shënuar 426 gola brenda 421 ndeshjeve te Ral Madridi qysh pas transferimit nga Manchester United në vitin 2009./arbresh.info/

Të ngjashme