Shpëton Australia, siguron barazim ndaj Danimarkës

15:54 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Australia ka arritur të nxjerr barazim nga takimi i pasdites së sotme (e enjte) kundër Danimarikës.

Pas humbjes kundër Francës me rezultat 2 me 1, skuadra australiane i shpëtoi eliminimit të menjëhershëm duke siguruar një pikë nga përballje me Danimarkën, shkruan portali arbresh.info.Supergoli në prag të zonës së penaltisë i shënuar nga Christian Eriksen në fillim të ndeshjes u mohua nga Mile Jedinak vetëm gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Eriksen realizoi gol të bukur për 1 me 0 në minutën e 7′, por sulmuesi Mile Jedinak arriti të barazoj shifrat për 1 me 1 duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (39′) pas penaltisë që siguroi me anë të teknologjisë VAR.Danimarka qëndron tani në pozitën e parë të Grupit C me një pikë më shumë se Franca, ndërsa Australia qëndron në pozitën e tretë me vetëm një pikë./arbresh.info/

Të ngjashme