José Mourinhos ishte shumë i ashpër me skuadrën e tij në analizën që i bëri humbjes 2-0 të Romës ndaj Slavias së Pragës.
“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”.
Çfarë nuk funksionoi?
Asgjë nuk funksionoi, nga pikëpamja individuale kishte shumë pak lojtarë me qëndrimin e duhur që më pëlqen. Nga shumë lojtarë pashë një qëndrim jokorrekt për një ndeshje serioze. Nuk dua të flas më shumë sepse kam folur me lojtarët.
A e komplikon një humbje si kjo përgatitjen për derbin?
Këto janë gjëra krejtësisht të izoluara, kur ke disa lojtarë që janë në një situatë të vështirë, përpiqesh të mendosh për ndeshjen e radhës. Nuk do të thotë se ndeshja e rëndësishme nuk ishte sot, ishte një ndeshje e tmerrshme. Mund të kishim shënoi golin e 1-1 edhe pse ne e meritojmë peshën e humbjes.
I prisnit këto vështirësi?
I prisja këto vështirësi, e përgatitëm ndeshjen me kufizimet që kemi duke lënë jashtë Cristanten dhe Dybalan. Më pëlqeu Bove, një djalë njëzetvjeçar, por me vetëm një lojtar nuk mund ta fitosh ndeshjen.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...