Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Prishtinës, pas ankesave ndaj gjyqtarëve, për shkak të golit të Prishtinës.
Munishi pas ndeshjes ka akuzuar gjyqtarin që nuk e ndali një goditje dënimi për Vëllaznimin, ku nga ai aksion shëno Prishtina.
Për më shumë, ai tha se gjyqtari vetëm se nuk luajti vet sulmues për ta shty topin në gol.
“Komplet në pjesën e dytë po ju ndihmon referi dhe kjo nuk është ndeshja e parë që po na ndodh. Në të gjitha ndeshjet që kemi luajt jashtë jemi dënua me të paktën katër penallti. Nuk kam deshtë të flas deri sot, por, deri kur kështu”, tha fillimisht Munishi për Supersport.
“Djemtë po luftojnë për 90 minuta, po derdhin djersë, e veç çka nuk lujke referi sulmues e me e shty topin vet në gol”.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...