Google ADS

“Shpërthen” dhuna në ndeshjen Porto-Sporting, Pepe në qendër të vëmendjes

08:59 | 13 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Dy rivalët, Porto dhe Sporting u përballen dje në një ndeshje që mund të ishte vendimtare për titullin – por jo gjithçka shkoi mirë.

Ndeshja e Primeira Liga mes Porto dhe Sporting shkaktoi në kaos – pasi u lëshuan katër kartonë të kuq dhe lojtarët dhe stafi, si dhe asistentët në fushë, u përleshën gjatë skenave të shëmtuara.

Sporting janë në vendin e dytë, gjashtë pikë prapa liderit Porto në tabelë, përpara takimit të ligës në Estadio do Dragao, me një ndeshje të ndezur duke parë gjithsej 31 faulle, ndërsa ndeshja përfundoi në barazim 2-2.

Teksa ndeshja po afrohej në përfundim, Pepe u rrëzua në fushë pasi u përplas me mesfushorin e Sporting, Joao Palhinha, teksa po përpiqej të shënonte me kokë. Kjo shkaktoi skena kaotike teksa lojtarët dhe stafi i shumtë nga të dyja palët u përleshën me njëri-tjetrin në fushë.

Arbitri më pas përjashtoi katër lojtarë, nga dy nga të dyja anët, me ish-qendërmbrojtësin e Real Madridit, Pepe, të përjashtuar gjithashtu gjatë përleshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme