Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka shprehur zemërim me vendimin e Kastriot Dermakut për ta braktisur Kosovën për Shqipërinë në mënyrë të çuditshme, duke thënë se qendërmbrojtësi i kishte kërkuar t’i jepte kohë.Challandes nuk e dinte se Dermaku i kishte kërkuar kohë për ndërruar aleancë, duke e braktisur Kosovën për Shqipërinë.
“Më tha të prisja, për çfarë të prisja? Për Shqipërinë?”, Challandes shprehu mllefin e tij.
Dermaku, që ishte në stol në barazimin e Kosovës pa gola në ndeshjen e saj hapëse të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit në Baku më 7 shtator, u largua nga Kombëtarja për arsyeje personale vetëm dy ditë më vonë.
Mbrojtësi i bëri një veprim të tillë vetëm një ditë para ndeshjes historike të Kosovës në “Fadil Vokrri” në kryeqytet ndaj Ishujve Faroe, me Challandes që tregoi në një konferencë se ai ishte larguar për arsyeje personale.
Një muaj më vonë, megjithatë, Dermaku u ftua nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet e tetorit, duke hedhur dritë kështu mbi të vërtetën e çuditshme të largimit të Dermakut nga ekipi kombëtar i Kosovës.
I pyetur të hënën konferencën për media rreth largimit të tij, Challandes shprehu zemërimin e tij ndaj Dermakut, duke e thënë se nuk ka qenë në dijeni se një gjë e tillë do të ndodhte.
“Isha i befasuar kur u largua pas ndeshjes së parë kur vendosi të kthehej në Itali, dhe tani me situatën e tij jam pak i zemëruar. Kam vendosur me lojtarin dhe më tha që të pres, çka të pres, të pres Shqipërinë”, tha Challandes.
Meqë nuk e ka zhvilluar asnjë minutë lojë për Kosovën, Dermaku ka të drejtë të luajë për Shqipërinë, në bazë të rregullave të FIFA-s.
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...