Ish anësori i Manchester United, Adnan Januzaj ka folur hapur rreth largimit të tij nga Old Trafford dhe “shumë takimeve të vështira” që ka pasur me ish trajnerin Louis Van Gaal.
Januzaj shkëlqyer gjatë kohës në Manchester United nën udhëheqjen e David Moyes duke shënuar dy herë në debutim në Premierë Ligë si një 18-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.
Më pas erdhi edhe gara ndërkombëtare për nënshkrimin e tij dhe Januzaj zgjodhi eventualisht Belgjikën pavarësisht interesimit të madh nga Shqipëria, Kosova dhe madje edhe Anglia pasi Januzaj ishte vlerësuar si njëri nga talentët më të mirë në Evropë.
Por katër vite më vonë, Januzaj e gjen vetën te skuadra spanjolle Real Sociedad, pasi është shitur nga Jose Mourinho gjashtë verës për shkak se kishte humbur rrugën e tij në Manchester.
Reprezentuesi i Belgjikës thekson tani që arritja e Van Gaalit në vitin 2014 dëmtoi “Djajtë e Kuq” dhe i dha fund kohës së tij të lumtur në fushë.
“Nuk ishte liria e njëjtë”, ka thënë fillimisht Januzaj për ‘Daily Mail’. “Një anësor ka nevojë për besim. Me të ishte një lojë e kaluese e ngadalshme”
“Për dikë ishte e vështirë. Ju mund ta shihni që shumë lojtarë nuk ishin duke shijuar futbollin. Trajneri dhe unë kemi pas disa takime të vështira. Unë isha i frustruar dhe të gjithë mund ta shihnin që unë nuk ishte Adnani i njëjtë si vitin e parë. Nganjëherë madje isha edhe në tribuna. Kur punoni shumë në stërvitje dhe më pas jeni jashtë skuadrës, është diçka e vështirë për një djalë të ri”
“Si një futbollist, ju mund të mendoni shumë në fushë, nuk është asnjëherë mirë. Ju duhet instikti në lojën tuaj. Kur topi vjen, ju duhet të ndalni dhe të mendoni, ‘Çfarë do të bëjmë me këtë këtu?’, ‘Nuk mund të humbas topin’.”
Januzaj startoi në tetë ndeshje në sezonin e parë nën udhëheqjen e Van Gaalit para se të largohet si një i huazuar te Borussia Dortmundi ku vazhdoi me vështirësitë.
Kalimi gjithashtu si një i huazuar te Sunderlandi dhe ribashkimi me Moyes erdhi sezonin e kaluar para se Mourinho të lejojë lojtarin të largohet për transferim në Spanjë në një marrëveshje të përhershme./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...