Google ADS

Shpenzoi 443 milionë euro, ankohet në klub për transfere

23:10 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Kanë mbetur vetëm 11 ditë kur do të fillojë Premier Liga me ndeshjen Manchester United – Leicester City dhe vetëm dhjetë ditë derisa afati i transferëve në Angli të mbyllët, por Jose Mourinhos ende i mungojnë transferët e nevojshme

Trajneri bëri kritika sot për aktivitetet e klubit për shkak të mungesës së transferëve.

“Ja kam dhënë listën e pesë futbollistëve që jam i interesuar për ti blerë muaj më parë dhe asnjë nga ata nuk ka ardhur”, ka treguar ai.

“Dëshiroja të kem dy lojtarë më shumë, por nuk mendoj që do të jenë dy, shpresojë të jetë një”.

Këto komente Mourinho i bëri pasi pësoi debakël nga Liverpool prej 4-1 në Michigan, e ku Mourinho eksplodojë pasi që nuk fitojë asnjë miqësore në Amerikë, barazim me Amerikën (1-1), San Josen (0-0) dhe AC Milan (1-1).

Këtu duket se nuk ka komunikim të mirë në mes të trajnerit dhe Ed Woodwardit, nënpresidentit ekzekutiv dhe shefit të transferëve në Manchester, transmeton GazetaExpress.

“Në një anë është ajo çfarë dëshirojë, tjetra çfarë do të ndodh”, ka thënë Mourinho kohëve të fundit.

United ka bërë tre transferë këtë verë, Fredin që i është bashkuar skuadrës nga Shakhtar Donetsk për 59 milionë euro, Diogo Dalot që u transferua nga Porto për 22 milionë euro dhe portieri i Stoke City, Lee Grant që u transferua për dy milionë euro.

Shumë totale është 83 milionë euro deri me tani për këtë afat, shumë më e vogël se e Liverpool që ka shpenzuar 195 milionë euro, madje më e vogël se West Ham United që ka shpenzuar deri tani 95 milionë.

“Niveli i jonë nuk është i njëjtë as më skuadrat si Liverpool dhe Chelsea”, ka vazhduar që të ankohet Mourinho.

“Ne kemi nevojë për lojtarë për të mbajtur yjet tonë nëse dëshirojmë që ta fitojmë Premier Ligën”.

Por, ish trajneri i Real Madridit ka harruar një gjë në këto deklarata.

Ai ka shpenzuar fiks 433 milionë euro për 11 lojtarë, një shumë që për tre sezone e kanë tejkaluar vetëm gjashtë skuadra: Manchester City më 601 milionë euro, Barcelona më 572 milionë euro, Juventusi më 571 milionë euro, Paris Saint – Germain më 561 milionë euro, Chelsea më 450 milionë euro dhe Liverpool 449 milionë euro. Të gjitha këto skuadra kanë fituar titullin e kampionit në ligat e tyre respektive brenda tri sezoneve.

Por, kjo shumë mund të rritet dhe të kalojë atë të Cityit nëse United blen Harry Maguire te Leicester dhe Willian të Chelsea që mbeten synime të Djajvë të kuq, të cilët nuk e kanë fituar Premier Ligën prej vitit 2013.

“Nuk e kam as 30 për qind të skuadrës kryesore, i dua lojtarët të cilët janë në pushime që të shohin pak pas tyre”, tha Mourinho në lidhje me lojtarët që munguan në turneun parasezonal në Amerikë.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme