Shpenzimet në merkaton e verës, cila skuadër dominon Evropën

14:14 | 8 Korrik 2023
K.B

Merkato e verës ka nisur me një dominues të padiskutueshëm në La Liga për sa i përket shpenzimeve për blerje lojtarësh.

Real Madrid është një nga tre klubet e vetme në botë që ka investuar më shumë se 100 milionë Euro në këtë sesion kalimi të futbollistëve.

Real ka afruar deri më tani 4 futbollistë, për një kosto prej 128.5 milionë Euro.

Peshën kryesore e ka padyshim mbërritja e Jude Bellingham për shifrën e 103 milionë eurove nga Borussia Dortmund. Shumë që tejkalon atë të shpenzuar në total nga 19 klubet e tjera elitare në Spanjë.

Kosto totale e nënshkrimeve nga skuadrat e La Liga pa llogaritur Real Madrid është 86.2 milionë Euro, pra pak më shumë se 42 milionë më pak se nënkampionët spanjoll.

Por nëse ‘Los Blancos’ konsiderohet ‘mbret’ në merkaton e verës në Spanjë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në arenën ndërkombëtare. Real Madrid është i dyti klub që ka shpenzuar më shumë deri më tani, pas Tottenham Hotspur.

‘Gjelat’ kanë hedhur në treg deri më tani 136.3 milionë euro këtë verë, pas nënshkrimit me 4 lojtarë. Investim që tejkalon me 7.8 milionë euro shifrën e shpenzuar nga Real Madrid. Kufirin e mbi 100 milionë eurove e ka kaluar edhe Liverpool, që deri më tani ka shpenzuar 112 milionë Euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme