Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Mabetex Prishtinën në futsall që ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Mabetex Prishtina pavarësisht që u formua në vitin 2015, brenda pesë viteve ka arritur të jetë kampion, kurse këtë vit kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
E këtë arritje të madhe, e ka uruar edhe kryetari i Prishtinës në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Me Mabetex Prishtina shkojmë në Ligën e Kampionëve!
Në vitin 2015 Prishtinës iu shtua edhe klubi në futsall dhe sot falë vullnetit, sakrificave e dashurisë për sportit arritën të shpallen kampionë të Kosovës dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Mburremi me ju djema! Prandaj urime titulli kampion e ju priftë e mbara!
Një jetë një Prishtinë! Kjo është motoja e kampionëve të rinj”, ka shkruar ai./arbresh.info.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10160032307887166&set=a.10150329960552166&type=3&theater
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...