Kohët e fundit, ajo që bëri bujë në mediat online dhe jo vetëm ishte ‘zënkë’ mes Arjan Çanit dhe Shpat Kasapi lidhur me seksualitetin e këtij të fundit.
Të ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, që transmetohet në ABC News, edhe Arjani, edhe Shpati kanë dhënë versionin e tyre të të gjithë ngjarjes.
Moderatori i “Zonë e Lirë” është shprehur për mikrofonin e Thumb se e gjitha ishte në kuadër të shakasë: “E bëra atë batutë me sens humori, por Shpati nuk e kapi. Në të vërtetë unë e kisha për Ricky Martin. Nuk kam gjë me Shpatin”.
Nga ana tjetër, Shpati tregon se ajo ishte një batutë qesharake dhe e pavend nga ana e Çanit.
“Ai ka kohë që merret me homoseksualitetin që mendon ai se unë jam ashtu, ndërsa unë normal që s’jam se njerëzit e dinë dhe më njohin kush jam. Kjo batutë ishte pak e rëndë për mua, por kaloi”, është shprehur Shpati.
Ndërsa i pyetur se a do t’i binte me grusht Çanit, këngëtari është përgjigjur me shaka se do ta godiste me shishe.
https://www.youtube.com/watch?v=HrHIcxijW4I
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...