Shpat Zeka dhe Laura Fazliu fitojnë medalje të bronzta në ‘Kampionatin Evropian U-20’

19:13 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Xhudistët e Kosovës po vazhdojnë me sukseset e radhës në garat ndërkombëtare.

Suksesi i tyre i radhës është shënuar në Kampionatin Evropian të grupmoshave nën 20 vjeç.

Shpat Zeka dhe Laura Fazliu kanë fituar medaljet e bronzta në ‘Kupën Evropiane U20’ që po mbahet në Rumani.

Shpati fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 100 kilogramë, kurse Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë.

Në Rumani garuan edhe Flaka Loxha e Arbër Kullashi.

Përmes një postimi në Facebook, KOK e ka përgëzuar suksesin e radhës të xhudistëve tanë.

Natyrisht se suksesit të tyre i është gëzuar edhe trajneri, Driton Kuka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme