Shpallet fajtor personi që tentoi grabitjen ndaj Ozil dhe Kolasinac

12:30 | 3 Tetor 2019
Arbresh Info

Një person është shpallur fajtor si pasojë e përpjekjeve të tij për vjedhje ndaj yjeve të Arsenalit si Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil.

Ashley Smith ka pranuar se ka tentuar të vjedhë disa ora nga dyshja e lartpërmendur e “Topçinjve” gjatë muajit korrik, transmeton portali arbresh.info.

Në fillim të kësaj vere, dyshja ishin shënjestër e një sulmi me thikë nga një hajdut.

Incidenti është kapur nga kamerat e një lokali dhe video u bë virale teksa Kolasinac ishe duke “luftuar” me sulmuesit.

Pas kësaj përpjekje për vjedhje, Ozil dhe Kolasinac ishin përjashtuar nga skuadra e Arsenalit për shkaqe sigurie.

“Topçinjtë” rritën sigurinë rreth dyshes dhe Ozil madje punësoi një sigurim për të mbrojtur shtëpinë e tij.

Vendimi ndaj Ashley Smith do të merret më 1 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme