Është hedhur shorti për Kampionatin Botëror të shteteve në zhvillim në hendboll (meshkujt).
Ky është kampionati i dytë rresht që mbahet dhe Kosova nuk është edhe në grup të lehtë, për faktin se do të ballafaqohet me Turqinë që ka ekip mjaft të mirë. “Kosova është në grup me Turqinë, Shqipërinë dhe Irlandën në Kampionatin e 2-të të shteteve ne zhvillim te IHF-it qe zhvillohet nga data 11-19 qershor në Gabrovo dhe Veliko Ternovo të Bullgarisë”, bëhet e ditur nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Kampionati i fundit ishte mbajtur në Kosovë në vitin 2015 dhe kombëtarja jonë zuri pozitën e tretë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës