Një gazetë spanjolle ka publikuar një video me të cilën sugjeron që njëri nga topat e shfrytëzuar në shortin e UEFA Ligës së Kampionëve ishte i nxehtë.
‘AS’ nuk ofron ndonjë fakt përveç videos, por besohet se përzgjedhja nga trupi qeverisës i botës së futbollit është bërë për të shmangur një tjetër finale spanjolle, transmeton portali arbresh.info.
Shorti i së premtes është hedhur nga legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, i cili është duke punuar si administrator këtë vit për finalen e Cardiffit.
“Në përzierjen e parë të topave, Rush lëviz ata dhe i përzien përreth si zakonisht”, shkruan fillimisht gazeta e lartpërmendur spanjolle. “Pastaj, ku ai zgjedh topin e dytë, ai kap topin dhe me lehtësi rrotullon topat e tjerë përreth”
Për më shumë, shikojeni edhe videon më poshtë./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=C8tF9k6wco0