Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve, që përcaktoi Shqipërinë në grupin e dytë të Ligës B, së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.
Në një prononcim për fshf.org, mesfushori i talentuar u shpreh se grupi ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë nuk është i lehtë, teksa parashikon ndeshje të vështira.
E megjithatë, Gjasula vlerëson kualitetin që ka Shqipëria, ndërsa thekson se Kombëtarja ka pasur rritje dhe mund të përballet me çdo ekip.
“Shorti ishte shumë interesant dhe besoj që kemi një grup që nuk është i lehtë, sidomos me Rusinë që e shohim favorite në këtë grup. Dhe besoj se do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithsesi ne kemi cilësitë tona dhe kemi treguar që mund të përballemi edhe me ekipe si Polonia ose edhe Rusia, prandaj besoj që i kemi mundësitë”.
“Po të bëjmë paraqitje të mira dhe të kemi pak fat në anën tonë, mund t’ia dalim. Por prapë, është një rrugë e gjatë dhe duhet të jemi shumë të fokusuar e të përballemi me këto Kombëtare të tjera”, u shpreh për Klaus Gjasula. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...