Sot, në ora 13:00, do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Europa Leagues.
Milani ishte ekipi i fundit që siguroi kualifikimin pas një fitoreje dramatike ndaj Rio Aves në lotarinë e 11-metërshave (u goditën plot 24). Përveç “Djallit”, janë edhe dy ekipe të tjera italiane që marrin pjesë në grupe: Roma dhe Napoli.
Nuk mungojnë emrat e mëdhenj nga Anglia, si Tottenhami apo Arsenali, Benfica nga Portugalia apo Bayer Leverkuseni nga Bundesliga.
Kuptohet që ekipet më të mira janë në vazon e parë, që do të thotë se shmangen përgjithësisht përplasjet e mëdha në fazën e grupeve, por jo plotësisht, pasi Milani ndodhet në vazon e tretë.
Vazoja e parë: Arsenal (Ang), Tottenham (Ang), Roma (Ita), Napoli (Ita), Benfica (Por), Bayer Leverkusen (Gjer), Villarreal (Spa), Cska Mosca (Rus), Braga (Por), Gent (Bel), Psv Eindhoven (Hol), Celtic (Sko).
Vazoja e dytë: Dinamo Zagreb (Kro), Sparta Prague (Çek), Slavia Prague (Çek), Ludogorets (Bull), Young Boys (Zv), Crvena Zvezda (Ser), Rapid Vienna (Aut), Leicester (Ang), Qarabag (Aze), Paok (Gre), Standard Liegi (Bel), Real Sociedad (Spa).
Vazoja e tretë: Granada (Spa), Milan (Ita), AZ (Hol), Feyenoord (Hol), Aek Atene (Gre), Maccabi Tel Aviv (Isr), Rangers (Sko), Molde (Nor), Hoffenheim (Gjer), Lask (Aut), Hapoel Beer-Sheva (Isr), Zorya Luhansk (Ukr).
Vazoja e katërt: Cluj (Ru), Lille (Fra), Nice (Fra), Rijeka (Kro), Dundalk (Irl), Liberec (Çek), Royal Antwerp (Bel), Lech Poznan (Pol), Sivasspor (Tur), Wolfsberg (Aut), Omonia (Qip), Cska Sofia (Bull).
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...