Shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të hidhet këtë të premtë në Nyon të Zvicrës.
Të premtën më 16 mars, pasi të kenë përfunduar ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të finales në mesjavë, do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të garës më elitare në futboll.
Shorti i fazës çerekfianle do të nis me fillim nga ora 13:00, derisa ai i Europa League do të fillojë një orë më herët, në 12:00.
Cilat ekipe janë në short?
Juventusi, Liverpooli, Manchester City dhe Real Madridi, janë katër ekipet që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
A mund të ndeshen skuadrat e të njëjtin shtet?
Po – ekipet nga i njëjti shtet mund të përballen në këtë fazë. Ndërsa, ekipi i parë që do të zgjedhet në short, do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi.
Ku do të mund ta ndiqni shortin?
Shorti do të transmetohet live në faqen e UEFA.com, derisa do të mund të përcjellet edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.
Kur do të luhen ndeshjet çerekfinale?
Takimet e para do të luhen më 3dhe 4 prill, derisa ndeshjet ek thimit më 10 dhe 11 prill.
Ambasadori i finales së Ligës së Kampionëve që do të luhet në Kiev, Andriy Shevchenko, do ta monitorojë shortin. /Insporti.com
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe