Patrik Dibrani ka zbuluar se Granit Xhaka është penduar menjëherë për shpërthimin e tij ndaj tifozëve të Arsenalit pasditen e së dielës.
Mesfushori kosovar hoqi shiritin e kapitenit dhe fanellën pas ofendimeve nga tifozët në ndeshjen si nikoqir në Emirates kundër Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.
Dibrani, i cili është pjesë e SC Zofingen, është shoku i ngushtë i Xhakës dhe duke folur për Blick ka thënë:
“Ai nuk është duke u ndier mirë, ai është lënduar”
“Ai menjëherë u pendua për veprimet. Ai është emocional, por ai do të varroset i gjallë nga tifozët dhe mediat angleze. Ai është në një moshë ku gabimet mund të bëhen. Ai është njeri”
“Për mua ata që e ofendojnë janë tifozë turist. Ata nuk janë tifozë të vërtetë”
Xhaka ka bërë 144 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve gjatë karrierës te Arsenali teksa largimi në janar tashmë ka nisur të përflitet./arbresh.info/
Policia realizon kontroll në sigurimin DUNAV në veri bashkë ...
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve