Google ADS

Shokohet Real Madridi, Liverpooli thuhet se është gati të ofrojë 300 milionë euro për Mbappe

14:12 | 27 Qershor 2023
K.B

E ardhmja e yllit francez, Kylian Mbappe është tema kryesore në mediat ndërkombëtare.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Franca këtë merkato, një edicion para fundit të kontratës aktuale.

Real Madridi është klubi më i interesuar për shërbimet e Kylian Mbappes, me “mbretërit” që synojnë t’i shpenzojnë 200 milionë euro për transferimin e tij këtë verë.

Megjithatë, Los Blancos pritet të hasin në një rival të madh në garë për Mbappen.

Liverpooli thuhet se është i gatshëm të ofrojë deri në 300 milionë euro për Mbappen.

Marco Kirdemir, një agjent i njohur i FIFA-s, thotë se drejtuesit e PSG-së janë shumë të zemëruar me vendimin e francezit për të mos rinovuar kontratën e tij pas vitit 2024, duke shtuar se Liverpooli nuk do të dorëzohet lehtë për të.

“Liverpool po konkurron me Real Madridin dhe dëshiron të paguajë një pasuri për Mbappen, ajo pasuri për të cilën ai flet do të ishte rreth 300 milionë” – tha ai për Marca, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari është dëshirë e kahmotshme e Real Madridit, me transferimin që dështoi në momentet e fundit verën e kaluar. Mbappe në fund kishte vendosur të qëndronte në “Parkun e Princave”.

Reprezentuesi francez është pjesë e Paris Saint-Germainit që nga viti 2018 kur u transferua për 180 milionë euro nga Monaco./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme