Shkurte Fejza e pranishme në “Air Albania”

15:58 | 12 Tetor 2023
D.H

Shkurte Fejza do të këndojë sonte në “Air Albania” në sfidën ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë ku atmosfera pritet të jetë tepër emocionuese dhe elektrizuese. Ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza do të këndojë këngën patriotike  në stadiumin “Air Albania”, si “Mora fjalë”, kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Këngëtarja Shkurte Fejza pritet të jetë së bashku 22 mijë tifozëve që  të pranishëm në arenë për të parë ndeshjen kualifikuese për Euro 2024, ku disa këngë të  saj janë si  “himn” i kuqezinjve në çdo ndeshje të kombëtares, shkruan Arbresh.info.

Pamja pritet të jetë spektakolare pasi në stadium, në çdo ulëse do të jetë i vendosur nga një plis.

Këtyre ju shtohen edhe tifozët “ultaras” që kanë udhëtuar nga të gjitha trevat shqipëtare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme