Shkupi ka mposhtur derbin e qytetit ndaj skuadrës maqedonase Vardarit në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Golin e parë e shënoi Besar Guxhufi në minutën e 32-të, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.
Ndërsa vendasit shpërthyen në pjesën e dytë kur realizuan edhe dy gola.
Fillimisht në minutën e 55-të, Xhemal Ibishi dyfishoi epërsinë për bardhekaltrit.
Kurse fitoren e vulosi El Hadji Gueye në minutën e pestë të kohës shtesë së ndeshjes për rezultatin 3-0.
Kjo ishte fitorja e parë e Shkupit pas tri ndeshjeve ku ka edhe një barazim e një humbje dhe ndodhet në pozitën e pestë në tabelë./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?