Basketbollisiti i KB Kerasan Prishtina, Dion Sheqiri, është futur në analet e historisë së basketbollit kosovar.
Sheqiri ka lindur në vitin 2003, pra është vetëm 14 vjeçar por kjo nuk e ka ndaluar atë që të debutojë në në IP Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan arbresh.info.
14 vjeçari luan në pozitën e qendrës dhe është 205 cm i gjatë, një qendër me këtë gjatësi nuk do ta ketë edhe shumë të vështirë në shënojë pikë nga çdo pozitë.
Gjatësia e tij mund të jetë një fakt shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen e Kosovës, pasi siç dihet në basketbollin kosovar mungon gjatësia e basketbollistëve vendor.
Ai debutoi në ndeshjen kundër KB Rahovecit dhe zhvilloi vetëm pesë minuta. Gjatë atyre pesë minutave, ai realizoi pesë pikë, duke realizuar njëherë nga gjuajtja për tre pikë, dhe një dy pikësh.
Dioni konsiderohet si një talentët e ardhshëm të basketbollit kosovar dhe pritet që ai të jetë një lojtar i rëndësishëm për KB Kerasan Prishtina.
Vlen të theksojmë se KB Kerasan pas 12 xhirosh, renditet në vendin e shtatë me 15 pikë. /arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...