Shkruajnë mediat serbe: Video Shokuese nga Kosova, tifozët godasin brutalisht portierin në kokë

11:37 | 4 Prill 2022
KRG

Incidenti i ndodhur në ndeshjen e djeshme ka bërë që edhe mediat jashtë vendit të shkruajnë për për të.

Mbrëmë, mediat kroate ishin ato të para  të cilat filluan të shkruajnë për sulmin fizik ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ndeshja e cila  ishte në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës, është komentuar edhe nga mediat serbe.

Mediumi “Novosti” ka publikuar sot një artikull ku theksojnë se incidenti ishte shokues.

“Një video shokuese vjen nga shteti i rrejshëm i Kosovës. Tifozët brutalisht e qëlluan portierin në kokë, ai u transportuar më pas në spital”, shkruan në titullin e mediumit serb.

Gjithashtu mediumi serb  e ka konsideruar ndeshjen si një kaos të madh. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme