Incidenti i ndodhur në ndeshjen e djeshme ka bërë që edhe mediat jashtë vendit të shkruajnë për për të.
Mbrëmë, mediat kroate ishin ato të para të cilat filluan të shkruajnë për sulmin fizik ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Ndeshja e cila ishte në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës, është komentuar edhe nga mediat serbe.
Mediumi “Novosti” ka publikuar sot një artikull ku theksojnë se incidenti ishte shokues.
“Një video shokuese vjen nga shteti i rrejshëm i Kosovës. Tifozët brutalisht e qëlluan portierin në kokë, ai u transportuar më pas në spital”, shkruan në titullin e mediumit serb.
Gjithashtu mediumi serb e ka konsideruar ndeshjen si një kaos të madh. / arbresh.info/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...