Google ADS

Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat dorën serbit pas ndeshjes

23:34 | 24 Shtator 2024
D.H

Basketbollisti i Pejës, Andi Ahmeti, ka refuzuar që t’ia zgjasë dorën basketbollistit serb të klubit grek Maroussi, Miroslav Raduljica, pas përfundimit të takimit.

Ditë më parë ky basketbollist e shkroi një koment nacionalist kundër Republikës së Kosovës, duke e cilësuar shtetin si pjesë të Serbisë, shkruan Arbresh.info.

Kjo nuk i ka pëlqyer fare basketbollisti të ri pejan i cili është vetëm 18-vjeçar.

Ai në shenjë revolte për atë koment nuk ia zgjati dorën basketbollist të skuadrës Maroussi nga Greqia.

Peja e luajti ndeshjen e parë të kualifikimeve për Fiba Europe Cup ndaj këtij hupi të cilën e humbi me rezultat bindës 98-75.

Ndeshja e radhës do të luhet ditën e enjte./Arbresh.info

 

Të ngjashme