Shkon në 17 numri i lojtarëve të prekur nga COVID-19 te Genoa

13:55 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

Vazhdon përhapja e COVID-19 te Genoa, me lajmet se Davide Biraschi, Domenico Criscito dhe Darian Males gjithshtu kanë rezultuar pozitivë.

Kjo çon numrin e përgjithshëm në 17 lojtarë me COVID-19 te kjo skuadër.

Biraschi këtë mëngjes konfirmoi se ka dalë pozitiv, e së bashku me të edhe nënshkrimi i ri Males dhe kapiteni Criscito.

Petar Brlek dhe Miha Zajc po ashtu i ishin bashkuar këtë liste ditën e premte.

Mattia Destro ishte pozitiv të enjten, me klubin që konfirmoi listën e të prekurve nga COVID-19, me lojtarët si Valon Behrami, Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone dhe Davide Zappacosta.

Shkaku i COVID-19, ndeshja mes Genoas dhe Torinos është shtyrë, e cila ishte planifikuar të luhej sot padite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme