Shkodran Mustafi pretendon se atij nuk i është dhënë fare ndihmë nga Arsene Wenger për të përmirësuar performancat e tij.
Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë ishte transferuar nga francezi dy vite më parë pasi “Topçinjtë” ranë dakord për një marrëveshje 35 milionëshe me Valencian, transmeton portali arbresh.info.
Mustafi nuk ka arritur të shfaq paraqitje bindëse në zemër të mbrojtjes së Arsenalit dhe dukej i shqetësuar javën e kaluar së bashku me përforcimin e fundit Sokratis Papastthopoulos gjatë disfatës 2 me 0 kundër Manchester City.
Arsenali do të përballet me një detyrë mjaftë të vështirë të shtunën kundër skuadrës së re të Maurizio Sarrit në skuadrën e Chelseat, por Mustafi beson se ka filluar të përfitoj nga mënyra komunikatave e Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
“Ai [Emery] më tregoi gjërat pozitive të lojës time dhe në çfarë duhet të punoj. Jam i lumtur sepse është vështirë kur ju nuk e dini se në çfarë duhet të punoni sepse askush nuk ju tregon”
“Të luash kundër Man Cityt nuk është lehtë dhe të tregosh gjithçka që ke punuar në fushë”
“Ndoshta kundër skuadrave tjera ju mund të shpëtoni me një gabim apo dy. Ndeshja e ardhshme është kundër Chelseat – ne nuk mund të bëjmë shumë gabime”
“Por, nëse kur ju keni frikë që po bëni gabime, atëherë ato ndodhin. Ne duhet të jemi të sigurt rreth asaj që ne duam të bëjmë”
“Ne jemi duke u përpjekur për të luajtur një lojë ndryshe nga viti i kaluar. Nëse ne kemi besim, ne do të marrim rezultate”
Ndeshja mes Chelseat dhe Arsenalit zhvillohet nesër duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë