Google ADS

Shkodran Mustafi shpërblehet pas golit me kokë ndaj Vitorias

19:04 | 6 Nëntor 2019
Arbresh Info

Shkodran Mustafi ka shënuar një gol në barazimin 1 me 1 të Arsenalit si mysafirë ndaj Vitorias.

Mbrojtësi shqiptar realizoi me kokë në minutën e 80′ të ndeshjes pas një asistimi nga gjuajtja e lirë nga anësori Nicolas Pepe, shkruan portali arbresh.info.

https://twitter.com/Arsenal/status/1192131459823345667

Por, përveç golit Mustafi shfaqi edhe një paraqitje të mirë kundër skuadrës portugeze në këtë ndeshje në kuadër të fazës së grupeve në UEFA Evropa Ligë.

Qendërmbrojtësi nga Gostivari është vlerësuar me notën 7.9 dhe është shpallur “Lojtari i Ndeshjes”.

Lartë te skuadra e Unai Emery është vlerësuar edhe asistuesi Nicolas Pepe (7.4) dhe Joe Willock (7.4)./arbresh.info/

Notat e lojtarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme