Shkodran Mustafi mund të rikthehet në linjën startuese të Arsenalit për ndeshjen e “Topçinjve” kundër Newcastles të shtunën, por Aaron Ramsey mund të jetë jashtë fushës edhe për tri javë, ka konfirmuar Arsene Wenger.
“Topçinjtë” janë në mungesë të fitores në tri ndeshjet e tyre të fundit në ligë dhe kanë barazuar 0 me 0 edhe në takimin e fundit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ndaj West Ham United, transmeton portali arbresh.info.
Mustafi u lëndua në disfatën 3 me 1 të “Topçinjve” kundër Manchester United dy javë më parë. Megjithatë, Wenger ka konfirmuar që Mustafi është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë në dispozicion kundër “Magpies” nesër.
“Mustafi është rikthyer në stërvitje sot”, konfirmoi Wenger. “Nuk e di ende nëse do ta përfshijë në skuadër nesër – është ende një dyshim”
“Përveç kësaj, do të shohim se si të gjithë janë në stërvitje”
Arsenali u detyrua të luaj me katër mbrojtës në ndeshjen e kaluar, gjë që ndodhi për shkak të mungesës së Aaron Ramsey./arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...